Ish-banorja e ‘Big Brother Vip 1’ dhe modelja e dashur për shqiptarët, Beniada Nishani ka paralajmëruar një projekt të sajin, jashtë fushës së modës.
Mesa duket modelja ka nisur punën për projektin e saj muzikor, ku lajmin e ka konfirmuar vetë Beniada e cila ka postuar në ‘Instagram’ nga një studio muzikore.
Ajo nuk ka ndarë më shumë detaje, as nga data e publikimit e as se me cilin do bashkëpunojë. Atë që mund të kuptojmë nga postimi i modeles, është fakti se regjistrimet për këngën po realizohen në Kosovë.
Kujtojmë se më herët, vetë Beniada ka zbuluar se do i futet edhe botës së muzikës dhe bashkëpunimi do të jetë me një këngëtare të njohur, emrin e të cilës nuk e ka zbuluar.
“Kam një projekt muzikor shumë të bukur, ju e dini që Beni vdes për muzikën, nuk jam këngëtare, por do mundohem t’ju buzëqesh”- ka thënë ajo kohë më parë.