Të gjithë e kemi provuar sa qetësuese është një borsë me akull sa herë kemi lëndime në një zonë të caktuar të trupit. Por kjo është më minimalja… Në fakt, ajo që njihet si “trajtimi me të ftohtë” e ka origjinën nga greqishtja e vjetër – krioterapi.
Ka nisur të përfshihet në metodat e reja të trajtimit (pothuaj në dhjetëvjeçarët e fundit për trajtimin e disa gjendjeve estetike dhe mjekësore), por krioterapia ka origjinë të lashtë. Vetitë terapeutike të të ftothtit njiheshin që në lashtësi, por me kohën është vënë re se kjo lloj terapie, nëse përdoret siç duhet, mund të përmirësojë shumë probleme me shëndetin.
Rita Ora, së fundi ka publikuar disa foto “të ftohta” nga ky lloj trajtimi që kanë praktikuar ajo dhe bashkëshorti i saj. Përmes një kolazhi, Rita tregon përvojën e saj të krioterapisë, një metodë e holandezit Wim Hof, e cila ofron shumë përfitime në shëndet.
Po çfarë i ndodh trupit nëse praktikon krioterapinë?
Krioterapia është një terapi kurative me të gjitha efektet e saj. Pavarësisht avancimeve të mjekësisë, krioterapia aktuale ka mbajtur konceptin bazë: të ftohtin, që më parë mendohej si një mjet për të lehtësuar dhimbjet më të thjeshta si ethet, dhimbjet muskulare etj. Por sot përdoret për të trajtuar shqetësimet dermatologjike si lythat, aknet, shenjat, neoplazmat dhe melanomat.
Efektet në organizëm
Praktika e krioterapisë mund të jetë e dobishme për organizmin. Për këtë është një teknikë që mund të përdoret për të trajtuar lloje të ndryshme sëmundjesh, sepse terapia vepron në inde dhe pjesë të ndryshme të trupit.
Sistemi i qarkullimit të gjakut
Në nivelin vaskular, krioterapia nxit qarkullimin e enëve të gjakut. Një efekt i tillë është i qëndrueshëm deri sa të arrijë në 15 gradë celsius, ndërsa nën këtë kufi ka efektin e kundërt, pasi bllokon fibrat nervoze dhe nervat nuk arrijnë të transmetojnë sinjalin e të ftohtit.
Sistemi nervor
Krioterapia vepron në nivelin nervor dhe redukton ndjeshëm shpejtësinë e transmetimit të sinjaleve.
Metabolizmi
Krioterapia ka veprim dhe në nivel metabolik. Pas aplikimit të të ftohtit, metabolizmi indor pëson një ngadalësim, meqenëse dobësohet reaksioni metabolik-biokimik.
Aparati muskular
Në nivel muskular terapia e të ftohtit është e dobishme për relaksimin e indeve dhe lirimin e muskujve. Dhe në këtë rast efekti i krioterapisë është i dyfishtë. Muskuli i përgjigjet me një rritje apo reduktim të tonifikimit. Kjo varet nga koha e aplikimit të të ftohtit në zonën e dëmtuar. Nëse aplikimi i akullit bëhet në një kohë të shkurtër, shoqërohet me një rritje të tonit muskular.