Zyrtarët e Rezervës Federale po lundrojnë në “ujëra të paeksploruar” më parë pa një udhëzues të qartë historik thotë Reuters, pasi ata po vendosin për politikat monetare në një mjedis me inflacion në rënie, por ende pa një rritje të normës së papunësisë. Stafi i Richmond Fed thotë në shënimin e fundit kërkimor që analizon ciklet e normës së bankës qendrore, se kjo situatë konsiderohet “ndryshe nga të tjerat”.
“Është hera e parë që nga periudha e pasluftës së bëhet një përparim i rëndësishëm në uljen e inflacionit, pa u lidhur kjo me një rritje në shkallën e papunësisë”, thotë agjencia e njohur e lajmeve, duke cituar shënimin në fjalë. “Ky episod aktual i normës na vendos në ujëra të paeksploruar”, vazhdon mesazhi, teksa Rezerva Federale në SHBA përballet me hendekun më të madh të shënuar mes inflacionit dhe normës së synuar të fondeve federale që kur zyrtarët filluan të shtrëngonin politikën monetare në mars 2022.
Tani po shohim se shkalla e papunësisë vazhdon të mbetet e qëndrueshme dhe e ulët pavarësisht rritjes më e shpejtë e normave të interesit në të paktën 40 vjet, thonë studiuesit. Nëse kjo lloj rënie pa kosto e inflacionit mund të vazhdojë, atëherë ajo do të jetë në qendër të diskutimeve te Federal Reserve gjatë javës të ardhshme, teksa politikëbërësit vendosin nëse i kanë rritur mjaftueshëm normat e interesit, apo nëse do të jetë e nevojshme që ato të lëvizin sërish.