Eksperti i Sigurisë Rrugore, Gëzim Hoxha ka ngritur shqetësimin se në Shqipëri fenomeni i aksidenteve vjen si pasojë e papërgjegjshmërisë së shoferëve. Në një interviste me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti thekson se drejtuesit e mjeteve janë tërësisht të papërgjegjshëm dhe nuk u tremben ligjeve.

Sipas tij, një zgjidhje efikase do të ishte rritja e gjobave, madje duhen riparë me kujdes pasi vetëm kështu mund të jenë të kujdesshëm.

“E kemi defektin në kokë. Në shqiptarët e kemi defektin në tru. 270 drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje dhe në gjendje të dehur. Kjo është skandaloze. Ti në mënyrë të ndërgjegjshme del dhe pi alkool dhe i hip makinës. Po ti nëse bën këtë je vrasës mo, e di apo jo?

Nuk vazhdohet më me këshilla. Duhen riparë gjobat se këta s’kanë frikë nga ligji. Në Amerikë psh po e le makinën në degëzim janë 150 euro. Këtu të thonë po pse sa e kam rrogën unë po ja vure aq. Po aq t’ua bëjnë të zënë mend. Ne pengojmë njëri-tjetrin.”- tha Hoxha.

Më në fund në tregun tonë. Një preparat natyral që përmirëson dëgjimin dhe është armiku më i madh i tringëllimë në veshët dhe infeksionet e veshit.
Sponsored by MonadPlug
Vetëm ditën e sotme ka pasur një shifër të frikshme aksidentesh në vendin tonë me një bilanc prej 5 aksidentesh dhe 22 të plagosur.