Tre persona janë arrestuar për shkak të akisdentit në punë në fabrikën e riciklimit të aluminit, në ish-kombinatin metalurgjik, ku humbi jetën një punëtor indian.

45 vjeçari humbi jetën dje (18 gusht 2023) pasi u dëmtua aksidentalisht nga një pajisje pune ndërsa sot policia e Elbasanit informoi se janë arrestuar 2 shtetas indianë dhe përgjegjësi teknik banor në Gramsh dhe 2 të tjerë janë vënë nën hetim.

Në pranga ka rënë shtetasi indian i cili ishte drejtuesi i mjetit të punës (pirun) që ka dëmtuar aksidentalisht 45 vjeçarin,inxhinieri përgjegjës po shtetas indian dhe përgjegjës teknik shqiptar.

Për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 3 punonjës të fabrikës janë arrestuar

-Kul Bahadur Bisëakarma, 46 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), drejtuesi i mjetit të punës (pirun) që ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin O. P., gjatë procesit të punës

-Aaditya Ras, 29 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), me detyrë inxhinier përgjegjës;

Andi Bajrami, 31 vjeç (shtetas shqiptar), banues në Gramsh, me detyrë drejtues/përgjegjës teknik.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës,Ilir Londo., 52 vjeç, banues në Gramsh dhe Admirim Kala, 34 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për veprime të mëtejshme.