Mbrëmë ka nisur edicioni i ri i Bundesligës nën shenjën e kampionëve në fuqi Bayern Mynih.

Bavarezët fituan thellë në transfertë 4-0 ndaj Werder Bremen.

Pas humbjes në Superkupë skuadra e Tuchel bëri mirë në kampionat ku dy gola shënoi Leroy Sane. Me gol e nisi edhe blerja e re Harry Kane ndërsa llogaritë i mbylli talenti Tel.

Pak ditë më parë Bayern Mynih humbi ndeshjen e Superkupës ndaj Leipsik me rezultatin 3 – 0. Sot luajnë pjesa më e madhe e ndeshjeve të javës së parë në kampionatin gjerman ku në 18:30 Dortmund pret Keln.