Një 59-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi rezulton autor i dy vjedhjeve të regjistruara gjatë muajit gusht.
59-vjeçari akuzohet se vjedhur në një objekt kulti në datën 5 gusht të këtij viti, si dhe i ka vjedhur biçiketën një qytetari.
Ai rezulton me precedent penal të mëhershëm për vjedhje. Policia po punon për të zbardhur të tjera raste ku mund të jetë përfshirë i arrestuari.