Capital T mbajti mbrëmjen e djeshme edicionin e dytë të koncertit “Time Capsule”. Reperi performoi hitet e tij më të mëdha përpara një publiku prej mijëra njerëzish.
Ndër këngët që këndoi, nuk mungoi edhe “Fjalt e Nanës”, një dedikim për të gjitha mamatë. Në një moment, para se të niste ta këndonte, ai e ndaloi për pak sekonda koncertin dhe i dedikoi këto fjalë nënës së tij, e cila ishte e pranishme në event.
“Edhe sonte ia kemi dalë nënë. Të dua”, tha Trimi i emocionuar.