Një 46-vjeçar është vënë në pranga, pasi në 2012 në bashkëpunim me një tjetër grabiti me armë, një pikë shitje gazi në fshatin Portëz të Fierit, nga ku mori 60 mijë lekë.

Pas 11 vitesh është vënë në pranga Zheni (Shkëlzen) Deliu, 46 vjeç, banues në Patos, të cilin gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Nga grabitja 46-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij, nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhën rreth 60 mijë lekë.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.