Një 39-vjeçar, i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge është arrestuar nga Policia e Durrësit, me qëllim ekstradimi.
Ermal (Fation) Skender Dumo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë është vënë në pranga provizorisht nga Policia e Durrësit. gjatë një operacioni të Forcave të Posaçme Operacionale.
Mësohet se Gjykata e Apelit në Trento, Itali, e ka dënuar 39-vjeçarin, me 6 vjet e 9 muaj burgim, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Procedurat për ekstradimin e tij do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën.