Një 40-vjeçar i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge është arrestuar nga Policia e Tiranës, me qëllim ekstradimi.
Valter Çela, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë është vënë në pranga provizorisht nga Policia e Tiranës.
Mësohet se Gjykata e Apelit në Perugia, Itali, e ka dënuar 40-vjeçarin, me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vjet e 9 muaj për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.
Procedurat për ekstradimin e tij do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.