Një 25 vjeçar është plagosur me thikë në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në Bulqizë.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në njësinë administrative Ostren, ku 18 vjeçari Aranit Alushi, pas një konflikti ka plagosur me thikë të riut Besnik Kurti, i cili mësohet se është goditur 5 herë me thikë dhe ndodhet në gjendje të rënë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndër të tjera policia sqaron se i lënduar nga kjo ngjarje ka ngelur edhe një tjetër person I cili është future për ti ndarë.

Ndërkaq është vënë në pranga autori dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.