Struga vijon të përjetojë ëndrrën e verës, teksa përballë islandezëve të Breidablik do të luajë shanset për t’u kualifikuar për herë të parë në historinë e saj në grupet e Conference League.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro përballet me Breidablik në Ohër, në ndeshjen e parë të Play Off-it, duke nisur nga ora 17:00, teksa tekniku kryeqytetas ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.