Një grua amerikane nga Michigan ka thyer rekordin për mjekrën më të gjatë femër, pasi ka “prerë” zakonin e saj për të rruar tri herë në ditë. Sipas njoftimit nga Rekordet Botërore Guinness, 38-vjeçarja Erin Honeycutt arriti të rrisë një mjekër 30 centimetra të gjatë që i siguroi asaj një vend në Librin e Rekordeve Guinness, ndërsa sqarohet se rritja intensive e flokëve të gruas është kryesisht për shkak të sindroma e vezores policistike nga e cila vuan.
Kjo sindromë e veçantë është një nga çrregullimet endocrine më të zakonshme dhe prek një përqindje të madhe të grave në mbarë botën. Një nga simptomat e mundshme të tij është rritja intensive e flokëve, e cila i mundësoi 38-vjeçares të pushtojë rekordin pa marrë hormone apo suplemente të tjera ushqimore.
Ndër të tjera në mediat e huaja thuhet se gjatë viteve të mëparshme, Honeycutt u përpoq ta kontrollonte këtë simptomë (që e ka pllakosur që në moshën 13-vjeçare) me rruajtje të shpeshtë, depilim dhe metoda të tjera.
“Beteja me flokët” filloi në vitet e saj të adoleshencës dhe vazhdoi deri në moshën madhore. Por kur ajo humbi pjesërisht shikimin për shkak të një problemi me sy të shkaktuar nga presioni i lartë i gjakut, ajo vendosi të ndalojë rruajtjen, duke ndjekur nxitjen e të shoqit dhe ta pranojë fytyrën ashtu siç është.
Kjo ndodhi gjatë pandemisë dhe mbajtja e maskave në daljet e saj publike e ndihmoi atë, thotë ajo, të rriste mjekrën me më shumë besim.
Vlen të theksohet se rekordin e mëparshëm për mjekrën më të gjatë femërore ( me gjatësi 25.5 cm) e mbante 77-vjeçarja Vivian Wheeler.
Përveç sindromës së vezores policistike, Honeycutt është rrënuar nga disa probleme shëndetësore ndër vite. Pas një infeksioni bakterial që iu shfaq gjatë qëndrimit në spital, i cili nuk u largua, ajo vendosi t’i presë pjesën e poshtme të njërës nga këmbët.
Edhe pse jeta e saj nuk ka qenë e lehtë deri më tani, Honeycutt thotë se është përpjekur gjithmonë të qëndrojë pozitive. Për sa i përket jetës së saj me një mjekër kaq të gjatë, ajo tregon se ajo ka ulje-ngritjet e saj, pasi mjekra fsheh mjekrën e dyfishtë, por ajo ngec kudo.