Euro dhe dollari amerikan u forcuan ndjeshëm kundrejt lekut këtë të premte. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye të premten me 102.44 lekë ose 1.9 lekë më shumë se të enjten. Monedha europiane u këmbye me 110.58 lekë, ose 1.5 lekë më tepër se dje.

Po ashtu edhe poundi britanik fitoi terren kundrejt lekut. Këtë të premte një pound u këmbye me 128.98 lekë ose 1.6 lekë më tepër se dje, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 115.70 lekë ose 1.55 lekë më tepër.