Media amerikane “Family Destinations Guide” i ka kushtuar një vëmendje Shqipërisë, duke i ftuar lexuesit që ta vizitojnë vendin tonë. Kryeartikulli “Çfarë duhet të shihni në Shqipëri: atraksionet kryesore për një udhëtim të paharrueshëm”, shkruan se nga kodrat me kreshta të kështjellave që pëshpëritin tregime të së kaluarës, deri te plazhet e qeta që rivalizojnë më të mirët në Evropë, pasi kjo pjesë e Evropës Juglindore është një festë për shqisat e turistëve.

Shqipëria nuk ofron thjesht një vizitë, por një udhëtim eksplorimi dhe krijimi i kujtimeve të bukura. Amerikania “Family Destinations Guide” ndalet tek riviera shqiptare, si shëtpia e disa prej plazheve më të mira, duke i kushtuar një vemendje të veçantë zonës piktoreske të Palasës. Më tej revista amerikane e guidave shkruan se teksa shëtisni përgjatë rivierës shqiptare, padyshim që do të mahniten nga ujërat e gjalla të pastra që duket se shkëlqejnë nën diellin mesdhetar. Deti i pastër kristal është i përsosur për familjet që kërkojnë aventurat në ujë.

“Çfarë mund të jetë më mirë se një vizitë në ishujt e Ksamilit gjatë pushimeve tuaja familjare në Shqipëri? Të arritshme me një udhëtim të shkurtër, këta ishuj mburren me plazhe të pacenuara dhe natyrë të paprekur. Ndërsa eksploroni ishujt, sigurohuni që të kënaqeni me ushqimet e detit të freskëta vendase pas një dite shëtitjeje në plazh “ – thuhet në brendesi të artikullit. Ata që nuk duan plazhe me turma, revista i fton që të mos shqetësohen, pasi ka shumë plazhe si gurë të çmuar të fshehura përgjatë vijës bregdetare që ofrojnë vende të qeta për familjet që të relaksohen.

Duke u ndalur me detaje tek qytetet historike të Beratit, Gjirokastrës dhe Butrintit, të cilët ofrojnë një sërë rrënojash, kështjellash dhe muzesh të lashtë për vizitorët e të gjitha moshave.Më pas artikulli I medias prestigjioze vijon me Alpet shqiptare që ofrojnë bukuri mahnitëse për t’u eksploruar. Media amerikanee mbyll shkrimin e detajuar për vendin tonë me kuzhinë shqiptare nga pjatat autentike te pijet e shijshme, e cila bazohet kryesisht në përbërës të freskët si perime, fruta apo peshk.

“Një pije shqiptare që duhet ta provoni është rakia. E fortë e prodhuar nga rrushi dhe mjaft e popullarizuar në mesin e vendasve. Ndaj vazhdo, lëre Shqipërinë të të befasojë dhe të të magjepsë. Çdo cep ka një histori, duke pritur vetëm për ju” – përfundon shkrimin revista turistike amerikane “Family Destinations Guide”.