Loredana ka konfirmuar romancën e saj me futbollistin e talentuar, Karim Adeyemi. Mirëpo Mozzik, nuk e pëlqen aspak këtë dhe e ka treguar edhe me vepra.

Së fundmi, gjatë një koncerti të tij, një pjesëmarrës ka ofenduar Adeyemin. Në momentin që Mozzik e lexoi këtë, filloi të qeshte dhe më pas vazhdoi performancën e tij.

Kujtojmë që disa javë më parë, reperi postoi disa foto e video në mediat sociale i veshur me fanellën e Bayern duke u tallur se do i bashkohet skuadrës gjermane. Thumb ky për Karim, i cili luan si sulmues për “Borussia Dortmund”, që është skuadra kundërshtare më e madhe e Bayern në Bundesliga.