Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i mbledhur këtë të martë i dha mandatin kryebashkiakut Edison Memolla, fitues i zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës të mbajtura më 23 korrik 2023.
Pas përsëritjeve të zgjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës, kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla arriti të fitonte mandatin përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha me 1 752 vota diferencë.
Konkretisht, pas numërimit të 54 kutive të votimit Memolla mori 6 658 vota, kundrejt 4 906 votave të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.
“I jepet mandati Edison Memollës për kryetarit të bashkië Rrogozhinë, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të ketë anikimime në KAS brenda 3 ditësh.”, tha Celibashi.