Situata po shkon drejt normalizimit, pas ndërhyrjes nga ajri me helikopter në Laç.
Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda raporton se është bllokuar rruga që nga Gjykata deri në afërsi të Kishës së Laçit.
Ndërkaq, është krijuar edhe një perimetër sigurie për banorët e zonës.
50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar dhe dy mjete zjarrëfikëse të FA dhe katër mjete zjarrfikëse nga MZSH Kamëz, Lezhë dhe Mirditë janë mobilizuar menjëherë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në bashkinë e Kurbinit.
Policia e Shtetit njoftoi më herët se ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të zjarrivënies, shtetasin V.H. 41 vjeç.