Mbi 6 mijë pasagjer dhe 2 mijë e 200 automjete kanë mbërritur në Portin e Durrësit me 5 tragetet e linjave Bari dhe Ankona këtë fundjavë.

Nga ana e policisë së kufiririt punohet me kapacitet të plotë me 32 sportele për të shmangur pritjet dhe rradhët e gjata.

Me të njëjtin numër porti pritet të përballet edhe përgjatë të dielës, duke shënuar dhe fundin e fluksit të udhëtarëve që mbërrijnë për pushime verore nëpërmjet portit të Durrësit.

Që prej fillimit të Gushtit nëpërmjet pikës kufitare të portit detar kanë hyrë rreth 80 mije shtetas si dhe 35 mije automjete, duke shënuar një rritje me 30 % krahasur me një vit më parë.