Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, gjatë fjalës së saj ne forumin e “Bledit” që po zhvillohet në Slloveni është ndalur tek integrimi në BE, ku u shpreh se vendet si Serbia kanë disa vite që presin për t’u anëtarësuar.

Brnabić u shpreh se në vendin e saj, ka rrije te euro skepticizmit, ndërsa shton se vendet e Bashkimin Europian i shohin sikur vendet e Ballkanit nuk kanë bërë mjaftueshëm.

“Si të jesh një grua dhe të vinë të thonë më vjen keq fustani yt është pak i gjatë shko e ndërrohu, më pas vjen e në thonë e ke më të shkurtra shko e ndërrojë, e sërish të thonë kjo palë nuk po duket mire. Ky është një proces i pafundmë ku ka një sërë objektivash dhe nuk e di çfarë të bësh dhe njerëzit lodhen”, u shpreh ajo.

“Vuçiç ka 100% të drejtë, që ka një euroskepticizmit që është në Serbi. Kjo është për shkak se kemi pritur me shumë se 20 vite dhe kemi bere gjëra nga më të ndryshmet. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ndryshoj emrin e vendi dhe e ka të vështirë ti hap negociatat. Kur shikon Serbin dhe që hapjen e negociatave e ka nisu në vit 2014, për të marrë një datë nuk është asgjë. Por njerëzit do të thotë shumë, por asgjë për shtetet anëtare. Siç e thash edhe dje, BE këtë pikëpamje ka drejt Ballkanit Perëndimorë, thonë, nuk ke bërë mjaftueshëm.

Si të jesh një vajzë dhe të vinë të thonë më vjen keq fundi yt është pak i gjatë shko e ndërrohu, më pas vjen e në thonë e ke më të shkurtra shko e ndërrojë, E sërish të thonë kjo palë nuk po duket mire. Ky është një proces i pafundmë ku ka një sërë objektivash dhe nuk e di çfarë të bësh dhe njerëzit lodhen. Asnjë nga ne nuk ka një opsion më të mire dhe një plan B. Ne jemi pjesë në BE. Nuk jemi duke u zgjeruar jemi të përfshirë, se jemi pjesë ë Evropës në çdo lloj mënyre”, tha Ana Brnabic.