Artistja Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agalliajn, kanë ndarë disa momente nga pushimet e tyre në Greqi.

Ata duken të lumtur në praninë e njëri tjetrit, ku duket që janë në një restorant.

Dyshja u njohën në spektaklin “Dancing With the Stars”, ku Lediani ishte shoqëruesi i këngëtares.

Edhe pse ishin ndër më të preferuarit, ata nuk mundën të rrëmbejnë fitoren, duke u pozicionuar në vendin e dytë.

Ata e konfirmuar romancën e tyre në spektaklin që u transmetua në Top Channel, ndërsa morën edhe shumë kritika, por kishte sigurisht edhe mbështetës së tyre.

Çifti ende vazhdojnë të jenë të lumtur pranë njëri – tjetrit ndërsa as fushat e tyre profesionale nuk i kanë lënë pas dore.