Temperaturat e larta dhe ky fillim gushti, ka bërë që thuajse të gjithë ti drejtohen plazheve. Pushimet kanë nisur edhe për personazhet e famshme, që kanë lënë pas një sezon të ngarkuar, për të shijuar disa ditë diell dhe relaks.
Edhe këtë verë, si çdo vit tjetër, VIP-at kanë zgjedhur destinacione tërësisht unike, ku shpesh herë nuk na i kanë kursyer fotot “hot” nga plazhi. Por ka pasur nga ata që këto pushime, i kanë shijuar “single”, si dhe nga ata që këto pushime i kanë shijuar me partnerët.
Së bashku me motrën e saj, dy blogeret kanë qenë në Mykonos. Të shumta kanë qenë videot e fotot që dy vajzat na kanë sjellë nga ishulli luksoz grek, por në asnjërën prej tyre nuk pamë asnjë mashkull.
Duket se PM ka një agjendë të ngjeshur me koncertet në verë, ndaj edhe Sarës nuk i ka mbetur gjë tjetër veç se të zgjedhë të motrën për disa ditë në Mykonos. Natyrisht që çiftin do të kemi rastin ta shihnim sërish bashkë në këto ditë të nxehta, ndonëse si pamë në Mykonos.
Ndërkohë, një tjetër artiste që këtë verë nisi t’i shijonte pushimet “single”, ishte Adelina Tahiri. Pas një krize në martesën e saj, ku u përfol edhe për ndarje, ajo publiko foto krah bashkëshortit të saj avokatit maqedonas.
E ftuar në “Pushime on Top”, këngëtarja Adelina Tahiri ka folur në lidhje me jetën e saj personale dhe për vështirësitë që është përballur në lidhje me famën. Ajo përmendi martesën, si një nga periudhat e saj më të errëta, dhe se e ka përjetuar shumë keq, mënyrën se si u trajtua në media.
“Jam penduar për shumë gjëra në jetë, jam gjykuar për shumë gjëra në jetë. Dhe realisht i kam përjetuar shumë rëndë, për shembull, martesën. Ka qenë një bujë shumë e madhe, që unë e kam përjetuar shumë keq, sepse të gjithë mediat, e bënin për interes. Nuk e menduan që më bënin dëm, dhe askush nuk mendoi për shëndetin tim. Askush nuk mendoi për familjarët e mi, për shëndetin tim”, tha këngëtarja Adelina Tahiri për “Pushime on Top”.
Këngëtarja maqedonase ka zgjedhur jugun e vendit tonë për të shijuar disa ditë të nxehta.
Një tjetër bukuroshe që ka zgjedhur disa pushime luksoze ka qenë Efi. Ish-finalisja e “Big Brother” ka zgjedhur pikërisht Monaco për t’u relaksuar disa ditë.
Teksa të gjithë prisnim ta shihnim me partnerin, ajo ka zbuluar se në fakt me të në udhëtim ka pasur mikesha. Nuk e dimë nëse kanë qenë çift në këto ditë, por ajo që dimë me siguri është fakti se vështirë se do ta shikojmë Efin të shoqëruar, të paktën në fotot që ajo do të postojë.
Gjatë eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes ka rrëfyer se është në një lidhje dhe se i dashuri i saj ishte me profesionin ekonomist dhe se ajo e thërriste “Genco”.
Por, në momentin e rifutjes për herë të dytë në BB VIP, në media u aludua se romanca mes tyre kishte marrë fund, nisur dhe nga fakti se ajo nuk e përmendi më. Por, duket se diçka të vërtetë ka, pasi Efi duket se i shmanget pyetjes në lidhje me të dashurin e saj. Ajo ka marrë një pyetje për të dashurin dhe gjatë një bisede virtuale të zhvilluar me ndjekësit e saj në “Instagram”.
“Je e lumtur me çdo gjë që deri tani çfarë ke arritur? Dhe a je akoma me të dashurin?”, është pyetje që ndjekësja i drejton Efit. Kjo e fundit i jep më së shumti përgjigje pyetjes së parë, por nëpërmjet saj na jep përgjigje me mesazhe të koduara dhe për pyetjen e dytë, siç janë fjalët “cikël i ri” apo “gjëra të këqija”.
“Normal që jam pafund e lumtur, por mund të themi se tani është një cikël i ri i jetës, që do të thotë, në momentin që ti e arrin diçka, për mua aty nis gjithçka, nuk është ajo rruga deri tek arritja, është rruga që ti do bësh për ta mbajtur të gjithë këtë. Kështu që, ka të mira, por ka edhe gjëra të këqija”, shprehet Efi.
Ndërkaq pas Monaco, Efi ka zgjedhur jugun e vendit për të pushuar, këtë herë me Mikelën. E duket se krisja në lidhjen e saj ka qenë e pariparueshme, duke na bërë të mendojmë se në fakt, dyshja tashmë i ka dhënë fund kësaj lidhjeje.
Ndërkaq që pushime romantike këtë verë kanë pasur Elhaida Dani dhe Ledian Agalliu. Çifti ka kaluar disa muaj të ndarë larg njëri-tjetrit, teksa këngëtarja ishte e angazhuar me projekte jashtë.
Por, këtë sezon vere, të dy janë bashkuar dhe ditët i kalojnë duke shëtitur nëpër Itali. Më shumë se plazh, çifti duket se shijon vizitat në muze dhe qendra historike. Në rrjetet sociale, edhe kjo dyshe nuk na i ka ndalur pozat romantike në “Instagram”, duke na treguar se marrëdhënia e tyre është në ditët më të arta.
Një nga çiftet që aktualisht po gëzon një vëmendje të madhe është edhe Megi Pojani me Endri Çekiçin. Dy të rinjtë janë bashkë prej mëse një viti, ndonëse vetëm pak kohë më parë, qarkulloi fotoja e tyre e parë së bashku.
Endri është rikthyer në Tiranë, pas përfundimit të sezonit në Turqi dhe në rrjetet e tij sociale shpesh ka postuar foto nga jugu i vendit. Është e kotë të themi se Megi e ka shoqëruar në këto ditë, ndonëse vetë moderatorja nuk ka preferuar të publikojë asgjë në lidhje me këto pushime.
Çifti do të niset sërish me pushime, këtë herë jashtë vendit, për të shijuar disa pushime të nxehta vetëm për njëri-tjetrin. Që pas mbylljes së kontratës në fund të sezonit në Turqi, futbollisti është kthyer në Tiranë, ku edhe ka formalizuar raportin me moderatoren.
Çifti ka tashmë një lidhje të konsoliduar, ku gjërat janë bërë zyrtare edhe në familjet e tyre. Nëse e ardhmja e afërt në karrierën e tij si futbollist do ta sjellë në Shqipëri, dyshja do të nisë edhe bashkëjetesën. E nëse Çekiçi do të zgjedhë një skuadër jashtë vendit, sërish ata do ta jetojnë këtë histori në distancën.
Vitin e shkuar, të shpeshta kanë qenë udhëtimet e moderatores drejt Turqisë, ku edhe takohej me partnerin e tij. E këtë sezon veror, të shpeshta kanë qenë takimet e tyre në Tiranë, ku prezentë në shumë raste kanë qenë edhe familjarët e dyshes, duke e çuar kështu këtë lidhje në një tjetër nivel.