Reagime të forta shkaktoi në Turqi seti fotografik i një modeleje, realizuar nën instruksionet e regjisorit Bilal Kisa në xhaminë më të madhe dhe më të rëndësishme të Ankarasë.

Ajo që zemëroi turqit ishte veshja e modeles së re, e cila u konsiderua e papërshtatshme për një grua në një xhami.

Siç shihet në fotot e postuara në Instagram – por më vonë “të hequra” pas reagimit të ashpër – modelja ka veshur një bluzë me mëngë të shkurtër dhe që i ekspozon barkun, një shall të bardhë, teksa pozon në xhaminë e Kocatepe.

“Këto foto kapin magjinë e të kundërtave në formën e tyre më të pastër”, shkruan regjisori në tekstin që shoqëron fotot.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456789PreviousNext
Pas publikimit të fotove dhe reagimeve të shkaktuara nga zyra e guvernatorit të Ankarasë, u njoftua një hetim: “Për fotot që duket se janë bërë në xhaminë e Kocatepe në qytetin tonë dhe kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ, duke fyer adhurimin për xhaminë”.

Në një postim të ri në Instagram, regjisori shkruan: Më vjen keq kur shoh që puna që bëra në Kocatepe ishte aq larg qëllimit dhe hyri në rrugë të tjera. Edhe pse qëllimi im ishte të thyeja paragjykimet e atyre që nuk e duan xhaminë për të treguar se xhamia është një vend ku të gjithë gjejnë qetësi, jam i shqetësuar që edhe unë dhe familja ime akuzohemi për tradhti. I kërkoj falje kujtdo që kam lënduar apo keqkuptuar”, shkruan regjisori.