Greqia është në ‘luftë’ me flakët dhe janë shënuar dy viktima. Mediat greke shkruajnë se spitali i Aleksandoupolis është evakuuar dhe pacientët janë strehuar në një anije e cila është përshtatur si spital.

Ky vendim u mor nga ministria e Shëndetësisë, pas përhapjes së zjarreve edhe në vendbanimet e Komunës së Aleksandropolit. 65 pacientë janë transportuar në mënyrë të sigurt brenda tragetit të pasagjerëve “Adamantios Korais”.

Në ndihmë janë gjithsej 30 autoambulanca si dhe 3 automjete ushtarake nën koordinimin e presidentit të EKAV Nikos Papaefstathiou.

Anija është kthyer në një spital të përkohshëm pas evakuimit të Spitalit të Përgjithshëm Universitar të qytetit (PGNA) dhe jashtë u ngritën tenda për incidente të rënda, ndërsa kuvertat e anijes u shndërruan në reparte.