Nuk ka asgjë më të keqe kur një ditë e bukur prishet nga një dozë e papritur fati të keq.
Për shembull të harrosh një takim të rëndësishëm pune apo të rrëzohesh duke shkelur lidhëset e këpuzëve, janë gjëra që u kanë ndodhur të gjithëve. Rrjeti ‘Bored Panda’ ka hartuar një seri imazhesh nga forumet në SHBA ku tregohen rrethana të ndryshme të njerëzve që kanë provuar këto kthesa të pafata të momentit.
Në një prej tyre burri ngjitet me shkathtësi në një shkëmb por papritur i bien syzet poshtë, ndërsa në një tjetër makina bie në ujë pasi shoferi harroi të ngrinte frenat e dorës.
Nëse shpeshherë ndjeheni keq për fatkeqësinë e tjetrit, në foto shihet që mund të shkojë edhe më keq. Një person që shkoi te doktori për testin e alergjive rezultoi pozitiv për 60 nga 69 testet e alergjive që kreu.
Ndërsa një tjetër u kthye te makina e tij për të gjetur një fole grenxash të ngritur në rrotën e tij të pasme. Galeria e mëposhtme ju tregon se dita juaj mund të mos jetë aq e keqe sa kishit menduar.