Panorama Plus ka sjellë disa momente nga pushimet të verës të disa nga vajzave më të njohura të showbizz-it shqiptar.
Hygerta Sako sfidon brezin e ri me fotot nga bregdeti
Hygerta Sako ka zgjedhur që ta festojë ditëlindjen e saj buzë detit. Moderatorja sportive ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga mini festa e saj, ku zgjedh ta shijojë këtë ditëlindje teksa është me pushime.
Prej shumë kohësh, Sako është edhe një nga figurat më të njohura të emisioneve sportive me programet që drejton në televizionin shtetëror. Moderatorja festoi ditëlindjen dhe bën plot 46 vjeç. Ju kuptojmë mjaft mirë nëse s’po u besoni syve, ama vetë Hygerta ka publikuar një foto ku në dorë mban tullumbace me numrin 46.
“Thoni ç’të doni, por po e rris standardin nga viti ne vit. Tashme me prefiks suedez #46 Happy birthday to me”, shkruan Hygerta krah fotove. E në fakt, Hygerta shfaqet në top formë, teksa ruan një fizikë të përkryer.
Sa i përket jetës private, Hygerta ka zgjedhur të jetë gjithnjë hermetike, ku prej vitesh zgjedh të mos flasë për jetën sentimentale.
“Jam single. Më mirë vetëm se sa e keqshoqëruar. Jam me këtë parim. Derisa të vijë personi special, më mirë single sepse flemë rehat dhe nuk kemi probleme”, u shpreh vetëm pak kohë më parë moderatorja.
Atalanta Kërçyku arratiset në Mykonos, por fsheh shoqëruesin
Ditë të nxehta vere po shijon edhe Atalanta Kërçyku. Pas mbylljes së sezonit televiziv, moderatorja është arratisur drejt Mykonos, ku edhe po shijon verën.
Në rrjetet sociale, Atalanta ka ndarë me ndjekësit disa pamje të nxehta buzë detit, ku nuk na i ka kursyer pozat hot. E veshur me bikini të bardhë, dhe me format perfekte, ajo ka pozuar në Instagram, duke mos u kursyer në shkrepjet sensuale.
Megjithatë, vetë prezantuesja ka vendosur mos ta ndajë me ndjekësit personin që e shoqëron.
Në rrjetet e saj sociale, ajo zgjedh të postojë vetëm veten, e kështu ka ndodhur edhe në këto ditë në Mykonos. Ndonëse e vështira ta besojmë se këto ditë vere, në ishullin e famshëm, moderatorja po i kalon e vetme, pa shoqërinë e një mashkulli.
Megi Pojani merr Endrin në pushime me familjen
Për Megin Pojanin këto janë ditët ideale për të shijuar disa ditë me familjen, por edhe me dashurinë. Familja e saj ka nisur pushimet, dhe pozat e ndryshme në rrjetet sociale na kanë shoqëruar këto ditë në “Instagram”.
Megjithatë, tablosë familjare i është bashkuar edhe Endri Çekiçi, i dashuri i Megit. Që pas mbylljes së kontratës në fund të sezonit në Turqi, futbollisti është kthyer në Tiranë, ku edhe ka formalizuar raportin me moderatoren.
Çifti ka tashmë një lidhje të konsoliduar, ku gjërat janë bërë zyrtare edhe në familjet e tyre.
Por teksa planet për shtator kanë nisur, vera është në kulmin e saj, ndaj edhe çifti po shijon këto pushime bashkë me familjen.
Marina Vjollca këtë verë pushon si e ‘papunë’
Kjo verë nuk ka qenë edhe shumë e mbarë për Marinën. Prezantuesja, në fund të sezonit televiziv u shkëput nga formati që prej vitesh e drejtonte. Flasim për “Klanifornian”, që tashmë nuk do të shfaqet më në ekranin e Tv Klan.
Rrjedhimisht, Marina ka mbetur përkohësisht jashtë ekranit, duke u tërhequr nga ekrani. Por teksa është ‘pa punë’, gjërat nuk kanë ecur edhe shumë mbarë për të. Probleme me shëndetin ka ndeshur në ditët e fundit, teksa është djegur në dorë. Për shumë ditë me radhë, ajo u shfaq me dorën e fashuar, duke ndarë me ndjekësit çfarë kishte ndodhur. Megjithatë, ditët e këqija nuk do të zgjasnin gjithmonë për të.
Edhe për Marinën ka ditë të qeta, ku edhe shijon ditët e nxehta të verës. Në rrjetet sociale, moderatorja ka publikuar pamjet me bikini buzë një pishine në Tiranë. Vera për bashkëshortin e saj është një periudhë e ngarkuar, ndaj edhe pushimet e familjes, bëhen pak më vonë.
Por ndërkohë që Getoari ka një axhendë të ngjeshur me koncerte, Marina dhe Marget, gjejnë pak kohë për t’u relaksuar. Të rralla janë fotot e saj me bikini, ndaj edhe kjo pozë nuk kishte sesi të na shpëtonte.
Beatrix rikthehet superseksi në “Instagram”
Në “Instagram”-in e Beatrix, pozat hot nuk kanë munguar kurrë. Këngëtarja nuk ia u kursen ndjekësve ekspozimin e linjave perfekte që gëzon. Por herë pas here, ajo zgjedh të largohet nga rrjetet sociale, duke preferuar që të qëndrojë larg zhurmës mediatike që e shoqëron.
Që pas daljes nga “Big Brother”, Beatrix ka zgjedhur të jetë aktive vetëm në muzikë, apo në Instagram, duke mos folur kurrë për gjithçka ndodhi brenda dhe jashtë shtëpisë, por ndjekësit nuk heqin dorë në adresat e saj duke i risjellë ndërmend historinë e saj të shkurtër, por shumë të mediatizuar me Donaldin.
Këtë herë, ajo ka publikuar në rrjetet sociale, foto ku shfaqet sensuale buzë detit, duke na treguar format edhe njëherë.
Miqtë e afërt të këngëtares shprehen se ajo është ende single, ndaj nuk do të nguronim ta quanim një ndër femrat më hot që është ende beqare në showbizzin tonë.
Fatma pushon si mama single
Këto pushime kanë qenë krejt ndryshe për Fatmën. Pas ndarjes nga Alvio, prezantuesja tashmë i shijon pushimet si single. Edhe në Instagramin e saj, ajo na ka prezantuar me një copëz të këtyre ditëve të kripura.
Fatma nuk bën pjesë tek ato personazhe që zgjedh sensualitetin në pozat e saj, ndaj edhe gjithnjë postimet janë më të kursyera.
Në këto ditë verë, ajo shoqëohet edhe nga djali i saj, duke bërë që veç kohës që ka për t’u shplodhur, të ketë edhe një angazhim goxha të madh.
Megjithatë, në rrjetet sociale ajo duket në formë të mirë, duke shijuar ditët e verës, këtë herë si beqare, pas ndarjes së bujshme nga partneri i saj.