Modelja e njohur Jori Delli duket se është në një lidhje me një reper, por jo shqiptar siç është përfolur së fundmi në mediat rozë.

Bëhet fjalë për Federico Palana, i njohur me emrin e artit Fred de Palma, reper italian. Ka qenë ky i fundit që ka shpërndarë fotot në rrjetin social Instagram teksa Jori shfaqet me kurriz.

Megjithatë, nuk kanë munguar komentuesit e shumtë që kanë vënë në dukje se bëhet fjalë për modelen shqipare, ish-banoren e Big Brother Albania Vip.