Ditën e djeshme më datë 21.08.2023, policia e Elbasanit vuri në pranga një 65-vjeçar, pasi akuzohet se kryer marrëdhënie me një të mitur 6-vjeç në vitin 2015.
Ka qenë e mitura tani 14-vjeç bashkë me nënën e saj që kanë shkuar në komisariat duke kallëzuar krimin e kryer nga i moshuari në vitin 2015.
Sipas dëshmisë së të miturës, në vitin 2015 teksa ndodhej në shtëpinë e gjyshërve, fqinji, në atë kohë 56-vjeç ka abuzuar seksualisht me të.
Për shkak të moshës së vogël, vajza ka thënë se nuk mban mend detaje.
I arrestuar e ka mohuar ngjarjen, ndërsa policia po heton për dëshmitarë për të konfirmuar ngjarjen.
Në të kundër i moshuari do të lihet i lirë për mungesë provash.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin , 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 10:00, të datës 20.08.2023, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj.
Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim.