Arrestimi i Fredi Blerit dhe kërkesa e qeverisë greke që ta lejojë të betohet nga burgu ishte tema kryesore intervistës së kreut të qeverisë shqiptare me gazetarin grek të Kathimerinit, Pavlos Papadopoulos. Ky i fundit solli një paralele ndërmjet betimit të Arta Vorpsi, gjyqtarja e cila u bë e njohur pasi u betua te noteri për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Gazetari: Jeni gati të mbështesni politikisht zgjidhjen të betohet Beleri brenda në burg, me prezencën e një noteri?

-Mund të gjeni “dritaren” më të vogël në legjislaturën tonë që të lejojë betimin në burg me noter? Nuk ekziston diçka e tillë.

Gazetari: Specialistët ligjorë grekë thonë se ka ngjarje precedente me gjykatësin Arta Vorfi në 14 nëntor 2019 gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese që tejkaloi kundërshtimin e Ilir Metës me betimin në noter.

-Dëgjoni, e para znj.Vorfi ishte qytetare e lirë, që kishte këtë ide që në fakt nuk funksionoi. E dyta, tani flasim për një të burgosuri. Kur referohemi në betimin e kryebashkiakut, ligji është i caktuar, betohet para Këshillit Bashkiak e askund tjetër.