Gianni Morandi, një ikonë e muzikës italiane prej 50 vjetësh ka improvizuar një mini-koncert në altoparlantin e një avioni low-cost, shkruan gazeta italiane ”La Republica”.
Morandi deburoi disa këngë si ‘C’era un ragazzo che come me’ dhe ‘In ginocchio da te’ me bashkëudhëtarët që u bashkuan në korr duke krijuar një entuziazëm në avion.
”I njihni të gjitha”, u tha Morandi me shaka bashkpasagjerëve.
Videoja u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale. Pak ditë më parë muzikanti shkoi për të parë mikun e tij Jovanotti në qendrën e rehabilitimit ku po shërohet nga aksidenti me biçikletë.