Greqia është pushtuar nga flakët e zjarrit masiv këto ditë, sidomos qytetet Parnitha, Aleksandropoli dhe Vioti.

Gjatë natës zjarrëfikësit kanë bërë të pamundurën për shuarjen e zjarreve në këto qytete, por zëvendës përfaqësuesi i zjarrfikësve, Yiannis Artophios, deklaroi se erërat në zonat verilindore mund të shkaktojnë shumë probleme, raporton Protothema.

Sipas raportimeve nga zjarrfikësit, pas orës 3 të mëngjesit, ku zjarri dukej sikur ishte shuar sadopak, erërat e forta kishin rindezur zjarrin përsëri.

Në orët e para të mëngjesit autoritet u kanë dërguar mesazh banorëve të zonave Thrakomakedones, Boskizë dhe Panorama Menidi që të jenë gati për një evakuiim nëse zjarri afrohej në banesat e tyre.

Në vendngjarje janë 260 zjarrfikëse me 13 grupe zjarrëfikësish, 77 automjete, 6 avionë dhe 7 helikopterë të cilët kanë filluar duke hedhur ujë nga lart për shuarjen e zjarreve.

Banorët janë mbledhur në një vend të caktuar nga autoritet duke pritur udhëzimet e këtyre të fundit.