Greqia vazhdon luftën ndaj zjarreve që kanë marrë jetën e dy personave dhe detyruan shumë të tjerë të braktisin shtëpitë. Kjo është vala e dytë vdekjeprurëse e zjarreve masive brenda vetëm një muaji.
Në pjesën verilindore të Greqisë, ishujt Evia dhe Kythnos, si dhe rajonin e Beoetia në veri të Athinës, zjarret janë shpërndarë shpejtë për shkak të erërave të forta dhe temperaturave deri në 41 gradë Celsius.
“Ka nëntë fronte aktive… situata është e ngjashme me atë gjatë korrikut”, tha një zëdhënëse e departamentit të zjarrit për agjencinë e lajmeve AFP, duke iu referuar zjarreve që lanë pesë persona të vdekur gjatë korrikut.