Qindra zjarrfikës luftuan gjatë natës për të shuar zjarrin në periferi të Athinës, duke detyruar më shumë evakuime pasi autoritetet paralajmëruan se rreziku i zjarreve ishte i lartë për vendin. Së fundmi janë raportuar 20 viktima në Greqinë veriore.
Ditën e djeshme në pyllin Dadias ekipet e shpëtimit gjetën trupat e pajetë të 18 emigrantëve, por mbrëmjen e djeshme edhe dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy zjarrëfikës kanë mbetur të lënduar nga zjarret e ndara në Greqinë veriore dhe qëndrore, raportojnë mediat e huaja.
Një zjarr pranë fshatit Fyli afër malit Parnitha, rreth 25 km në veri të Athinës, u përhap në drejtim të qytetit të Menidi, ku rreth 150 njerëz duhej të evakuoheshin nga tre shtëpi të moshuarish, tha një zyrtar lokal.
Në zonë janë 202 zjarrfikëse, 65 automjete, 2 avionë dhe 5 helikopterë.
Në korrik, mijëra turistë të huaj u evakuuan nga ishulli i Rodosit, ku zjarri masiv shkrumboi nga flakët e zjarrit hotele dhe resorte të shumta.