Sali Berisha vijon serinë e lajmeve ‘fake-news’ në profilin e tij në rrjetet sociale.
Sot, teksa tenton t’ia faturojë “qytetarit dixhital” një akuzë për Bashkinë Kurbin, i cuditshëm është fundi i mesazhit.
“Hidhe nesër në ora 09:00, natën e mirë”, mbaron “denoncimi” pa prova i qytetarit.
Postimi i Berishës
“Flakën Kurbinit ia vuri Bashkia duke djegur plehrat!
Për të fshehur krimin e Bashkisë që djeg mbetutinat, arrestohen njerëz të pafajshëm,
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital.
Z.Berisha kryetaria e Bashkise kurbin po mundohet te justifikoj zjarrin e ven nga bashkia kurbin tek mbeturinat qe hidhen nga kjo bashki. por zjarri ju doli jasht kontrollit tani bejn arrestime me njerez te pafajshem kapen me fukarej qe nuk kan buk ne shpi nuk ka kurbinas qe djeg vendin e ti bashkia kurbin esht fajtore per zjarrin e ven tek mbeturinat edhe para ca vitesh ka ndodhur e njejta gje ne nje koh te mbeturinat ka persona qe marrin rroga nga bashkia si roje. Hidhe neser ne ora 9:00 naten e mire”.