Mbi 120 çadra të vendosura në hapësirat publike janë sekuestruar në Durrës dhe Sarandë,
Në plazhin “Apollonia” të Durrës u sekuestruan 106 shezlongë dhe 53 çadra që ishin vënë pa autorizim, ndërsa u vu nën hetim 31-vjeçari që i zotëronte ato.
Edhe në plazhin e Çentralit në Sarandë, u sekuestruan 70 çadra dhe u vu nën hetim një 24-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan prokurorive për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.