Dashi

Do jeni me te dëshirueshëm se kurrë sot na partneri juaj dhe do kaloni momente te paharrueshme pranë tij. Dita do jete si një ëndërr e mrekullueshme. Beqaret nga ana tjetër do kenë takime pa fund dhe do e gjejnë shpejt ata qe kane dëshiruar. Për shkak te shpenzimeve te mëdha, situata financiare nuk do jete shume e qëndrueshme. Kujdes!

Demi

Ndjenjat për partnerin do jene edhe me te thella sot. Do dashuroheni ne pafundësi dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Edhe beqaret nga ana tjetër do kenë dashuri me shikim te pare, megjithatë nuk duhet te nxitohen për asgjë. Ne planin financiar do i menaxhoni me shume kujdes te ardhurat dhe fatmirësisht nuk do keni as problemin me te vogël.

Të tjera

Nëse keni dëgjim të dobët ose zhurmë në veshët tuaj, mos i lini asgjë rastësisë por veproni në mënyrë parandaluese. Ekspertët rekomandojnë ta pini dy herë në ditë

Sponsored by MonadPlug

Binjaket

Do grindeni kot se koti me partnerin tuaj sot dhe dita do jete e paqëndrueshme. Mos i kaloni limitet sepse do futeni ne një tunel te erret. Beqaret edhe pse do kenë mundësi te shumta për takime nuk duhet te bëjnë asnjë çmenduri. Çdo gjë duhet te realizohet ne kohen e vet. Ne planin financiar duhet te merrni masa drakonike sepse përndryshe nuk keni për t’ia dale mbanë.

Gaforrja

Asnjë planet nuk do ndikoje tek jeta sentimentale e çifteve sot, prandaj çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Mos u tregoni impulsive dhe te paduruar. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do e gjejnë atë qe kane ëndërruar gjithë kohës. Financat nuk do jene te mira dhe kjo do jete një shqetësimi i juaji për gjithë kohen. Tregohuni te kujdesshëm me shpenzimet.

Luani

Sot duhet te merrni ne dorën fatin e jetës suaj ne çift dhe duhet ta përforconi lidhjen qe keni krijuar. Partneri do beje te njëjtën gjë dhe gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do kenë shume mundësi te gjejnë personin ideal. Shume shpejt ata nuk do ndihen me vetëm. Ne planin financiar nuk duhet ne asnjë mënyrë te kryeni shpenzime te tejskajshme sepse do keni shume vështirësi me vone.

Virgjeresha

Do ndiheni mire sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni debate te forta. Te dy do tregoheni me tolerante dhe me te kuptueshëm se disa dite me pare. Beqaret me shume gjasa do e gjejnë personin ideal dhe do ndihen te plotësuar ne këtë plan. Ne planin financiar do iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve qe keni pasur dhe do ndiheni me te qete.

Peshorja

Ata qe janë ne çift do e adhurojnë personin qe kane ne krah dhe do ndihen te gatshëm te bëjnë çdo lloj sakrifice për te qëndruar gjithë kohës me te. Beqaret do takojnë shume persona qe do iu ngjajnë me atë qe kane ëndërruar, por ne te vërtetë nuk do jene te njëjtë. Kujdes me hapat qe do hidhni. Ne planin financiar do iu duhet te merrni vendime te rëndësishme.

Akrepi

Dite e shkëlqyer për te dashuruarit. Momentet e lumtura do jene te shumta gjate kësaj dite kështu qe shfrytëzojini sa me shume qe te mundeni. Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Ne planin financiar do jete Saturni ai qe ua ndriçoje rrugën dhe do iu nxite te tregoheni me te kujdesshëm me shpenzimet.

Shigjetari

Edhe pse partneri është shume kokëforte, sot do arrini te rivendosni bashkëpunimin ne çift. Do tregoheni pak me tolerante dhe te kuptueshëm me atë qe keni ne krah. Nëse zemra juaj është ende e lire mundësitë për te gjetur personin e duhur do jene te pakta kështu qe qëndroni me miqtë. Ne planin financiar do përballeni me disa vështirësi. Kujdes!

Bricjapi

Mos kërkoni gjate gjithë kohe te jeni ne qendër te vëmendjes dhe partneri te qëndrojë gjithë kohës me ju sepse nuk do iu plotësohen dëshirat. Çdo gjë e ka një kufi, mos e tejkaloni atë. Beqaret ka mundësi te fillojnë një aventure shume te bukur dashurie. Për financat do jeni paksa te shqetësuar sepse ato nuk do jene ne gjendjen me te mire. Me pak durim dhe kujdes mund t’ia dilni.

Ujori

Nëse kohet e fundit jeni përballur me vështirësi dhe debate te forta ne jetën sentimentale, sot ka ardhur koha t’i zgjidhni ato dhe te qetësoheni. Ai qe keni ne krah do kërkojë falje për gabimet qe ka bere. Beqaret do kenë takime joshëse, por nuk do ndihen te sigurte për te filluar menjëherë një lidhje. Rrethanat nuk do jene te favorshme për përmirësime te financave.

Peshqit

Duhet te tregoheni me te sinqerte me partnerin tuaj gjate kësaj dite nëse doni qe emocionet te jene edhe me te mëdha me vone. Nëse nga ana tjetër jeni beqare duhet te luani me sharmin dhe aftësinë tuaj joshëse. Pritet te keni fat ne dashuri. Ne planin financiar nuk duhet te shpenzoni kuturu sepse do keni probleme shume te mëdha. Tregohuni me largpamë