Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa thotë se policia duhet të kryejë verifikim dhe evidentim të personave që përdorin mjete luksi.
Në një intervistë për Report Tv, duke folur në lidhje me aksidentin që ndodhi te zona e Liqenit Artificial në Tiranë, ku kushëriri i Ervis Martinajt, 28-vjeçari Emiljano Nina, një person me precedent penal, ishte në timon, Softa thotë se duhet të merren gjurmët e gishtave në mjet.
Sipas Softës duhet të verifikohet lidhja mes përdoruesit dhe personit tjetër me precedent penal, teksa shtoi se duhet të kryhen hetime për përdorimin e shkopave të bejsbollit apo armëve të të ftohta që u gjetën në makinë.
”Kërkon evidentim të të gjitha atyre mjeteve që janë të kushtueshme dhe janë në dispozicion të personave më precedent penal. Në momentin që një person në një moshe te caktuar del në rrugë dhe patrulla bën një kontroll gjëja e parë që pyet se se kush e përdor atë mjet.
Aty mund të kishte pasur edhe qytetar që do të rrezikoheshin. Çfarë të ardhurash posedojnë këta persona që mbajnë këto mjete. Fakti që dy të rinj bëjnë një aksident dhe marrin targën dhe ikin, këtu duhet të kemi dy hetime të merren gjurmët e gishtave në mjet për të verifikuar se kush ka qenë përdoruesi i mjetit dhe kush janë personat që kanë qenë në atë mjet.
Duhet të verifikojmë edhe lidhjet midis drejtuesit të mjetit dhe personit me precedent penal. Mund të kemi lidhje të cilat mund të lidhin edhe aktivitetin midis tyre. Nëse gjatë kontrollit të banesave janë gjetur armë të ftohta apo shkopa bejsbolli, duhet të verifikohen se përse i mbajnë dhe pse i kanë përdorur.
Sepse do del që shkopat e bejsbollit për përdorin në raste dhune. Shkopet e bejsbollit janë përdorur për presione. Në kuadrin e këtij hetimi duhet të kemi disa të dhëna më shumë”,- tha Softa.