‘Do të doja të kisha një jetë më të qetë’, tha Sanna Marin kur dha dorëheqjen si kryeministre e Finlandës disa muaj më parë.

Pas divorcit edhe nga bashkëshorti, 37-vjeçarja duket se po shijon jetën e saj beqare, nëpër koncerte.

37-vjeçarja publikoi disa foto ku tregon se po argëtohet me miqtë e saj në Festivalin Flow, një festival muzikor treditor në Helsinki.

Ish-kryeministrja tashëm shihet se po shijon jetën e saj pa përgjegjësi dhe detyrime politike. Në fakt, siç tha ajo, ky është “pushimi i duhur veror” i saj i parë pas shumë kohësh.

‘Këtë verë bëra një pushim të rregullt veror për herë të parë pas pak kohësh’ shkroi Marin në Instagram javën e kaluar.