Po shënon rënie të vazhdueshme mbështetja e qytetarëve gjermanë për kancelarin Olaf Scholz. 58% e të anketuarve mendojnë se ai ka punuar shumë keq, por sidoqoftë, udhëheqja nga CDU/CSU nuk do të ndryshonte asgjë sipas tyre.

Një sondazh i realizuar nga transmetuesi gjerman ZDF, ka nxjerrë përfundimin se ka rënë ndjeshëm mbështetja për kancelarin Olaf Scholz.

Vetëm 14 për qind mendojnë se qeveria aktualisht po bën progres në zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull, ndërsa 83 për qind e të anketuarve e shohin vendin në stanjacion.

“Në përgjithësi, qeveria federale po e bën punën e saj mjaft mirë, sipas 37 për qind të të gjithë të anketuarve, ndërsa 58 për qind thonë “mjaft keq” thotë ZDF.

Vetëm 27 për qind mendojnë se një qeveri federale e udhëhequr nga CDU / CSU do t’i përmirësonte gjërat, ndërsa shumica mendon se një gjë e tillë nuk do të përbënte asnjë ndryshim.

Për herë të parë që kur ai mori detyrën, shumica e gjermanëve janë të pakënaqur me udhëheqjen e kancelarit Olaf Scholz

Të mërkurën, qeveria e Scholz dështoi të miratojë një ligj që ofron lehtësim të taksave të korporatave me vlerë miliarda euro, pasi u vendos veto nga ministri i familjes së të Gjelbërve, i cili po kërkon miliarda euro në para shtesë për përfitimet e fëmijëve.

Pavarësisht gjetjeve të sondazhit, Scholz mbetet politikani i dytë më popullor në Gjermani pas ministrit të mbrojtjes Boris Pistorius, i cili ka qenë në pole position prej muajsh.