Kane vendosur te ‘kompensojne’ ne vend kapricion e disa bashkeatdhetareve te tyre turiste, te cilet u bene ‘hit’ ne rrjet per veprimin e tyre. Ambasada e Italisë në Tiranë, ka dalë me një deklaratë për mediat, për ngjarjen e raportuar dy ditë më parë në Berat, ky një grup turistësh nga ky shtet u larguan pa paguar ne restoranti. Selia diplomatike thotë se sipas porosisë së kryeministres Meloni, ambasadori ka qenë sot në Berat.

“Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më”, thotë deklarata. Siç ka raportuar më herët newsbomb.al, kryeministrja Giorgia Meloni e ka porositur ambasadorin Fabrizio Bucci para se të largohej dje nga Vlora, që të shkonte menjëherë në Berat dhe të paguante faturën prej 80 eurosh të turistëve italianë.

Katër prej këtyre të fundit, ditë më parë hëngrën darkë në Restorant “Guva” në Berat dhe u larguan pa paguar. Pamjet u bënë virale në internet, aq sa lajmin e mësoi dhe kryeministrja italiane që ishte duke pushuar me familjen në jug të Shqipërisë./m.j