Ditën e shtunë në orën 20:00 do të luhet ndeshja miqësore mes Partizanit dhe Romës në stadiumin “Air Albania”. Roma është një klub i madh që rikthehet në Tiranë dhe interesimi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh.
Një javë më parë dolën në shitje biletat e ndeshjes dhe deri më tani ka pasur shitje të jashtëzakonshme.
“Panorama Sport” ka mësuar se janë shitur plot 17 mijë bileta, nga 18 mijë që janë në shitje në total. Në 24 orët e fundit, pritet që të shiten edhe 1 mijë biletat e mbetura për ndeshjen.
Kujtojmë që kapaciteti i stadiumit “Air Albania” është i reduktuar për shkak të dy pjesëve në tribunat pas porte që janë hequr stolat.
“Air Albania” zakonisht ka qenë “Sold Out” kur ka luajtur Kombëtarja shqiptare ndeshje të rëndësishme.