Sali Berisha paralajmëron ndarjen e deputetëve të Rithemelimit nga grupi zyrtar i PD në parlament.

“PD do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvend në fillim të sesionit, cili do jetë krytar do të varet nga deputetët, por do të ketë grupin e vet” tha Berisha në konferencë për median.

Sa i takon zgjedhjeve të Kukësit Berisha do të marrë pjesë.

“Padiskutim që do kemi kandidatin, akoma nuk e kemi përcaktuar, do të diskutohet, pastaj do të përcaktohet”.