Një shqiptar ka mbetur i vrarë në Sirolo të Italisë. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, 27 gusht 2023, ku 23 vjeçari është vrarë me shtizë peshkimi nga një person me origjinë nga Algjeria.
Klajdi Bitri mbeti i vdekur pasi ndërhyri për të neutralizuar një sherr ku ishte përfshirë shoku i tij.
Makina ku ndodhej algjeriani nuk i jepte përparësi makinave të tjera, ndërsa vetë lëvizte shumë ngadalë. Ky ishtë shkaku i përplasjes fizike mes autorit dhe një personi, që mendohet se ishte i shoku i shqiptarit.
I riu ka ndërhyrë për të shuar sherrin kur është goditur në gjoks me shtizë peshkimi nga algjeriani.
Viktima Klajdi Bitri, një punëtor 23-vjeçar ishte banues në Ankona.