Dy varka me emigrantë u mbytën në brigjet e Lampedusës, Itali, ndërsa flitet për mbi 30 të zhdukur. Rojet bregdetare kanë arritur të rikuperojnë dhe trupin e pajetë të një gruaje dhe një fëmije vetëm 1 vjeç e gjysëm.
Varka e parë kishte në bord 48 emigrantë, 45 prej të cilëve kanë arritur të shpëtohen dhe sipas dëshmive që ata i kanë treguar policisë, 3 persona janë të zhdukur nga kjo varkë Ndërkohë në varkën e dytë mendohet se kanë qenë 42 persona, 14 prej të cilëve kanë arritur të shpëtohen.
Varka e parë me 48 persona në bord ishte nisur nga porti i Sfax, 270 km në jug të Tunisit kryeqyteti i Tunizisë. Mendohet se është mbytur disa orë para se rojet bregdetare ti shkonin në ndihmë anijes e cila gjendej rreth 23 milje në jugperëndim të Lampedusës.
Të mbijetuarit treguan për tre persona të zhdukur: një grua dhe dy burra. 14 të mbijetuarit e varkës së dytë, e cila gjithashtu lundroi nga Sfax të enjten e kaluar, pretenduan se në varkë kishin qenë 42 prej tyre, ndaj 28 mungojnë në apel.