Viku Kadëna, pronari i restorantit në Berat ku ndodhi edhe incidenti me turistët italianë në Berat të cilët ikën me vrap pa paguar, është prononcuar jashtë kamerave për gazetaren e Report Tv Mimoza Sinanaj.

Pronari lokalit shprehet se ka disa vite që punon me të huaj por kurrsesi nuk ka ndodhur një fenomen i tillë. Lokalin e punon së bashku me bashkëshorten e cila mbulon arkën dhe shërbimet.

Këtë vit ka pasur shumë klient ndërsa çmimet janë shumë normale.

Ky grup ishte duke u argëtuar na falenderuan për ushqimin ishin shumë të kënaqur. Ndërsa kishim shumë turistë të tjerë po u shërbenim menduam se do paguanin tek arka e cila ndodhet larg në dalje të lokalit. Për momentit nuk ka patur njeri tek arka janë larguar nëpër rrugicat e mangalemit me vrap. Jo se më krijuan humbje të madhe por le të bëhen shembull dhe ti ekspozojmë këta njerëz të cilët ulin poshtë veten e tyre. Siç e shikoni lokali dhe bujtina është gjithmonë plot dhe s’kemi asnjë minutë pushim. Ndaj siç e kemi ne beratasit shprehjen “pastë dorën e mbar hajduti” ose ti përdorini ato lekë për një gjë të mirë është shkrehur pronari i lokalit Viku Kadëna.