Personi që shihni në foto është i riu që akuzohet për zjarrvënie të Ferrarit, makinës luksoze të këngëtarit të njohur durrsak, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit, Noizy.

BalkanWeb ka siguruar foton e të riut Siar Konti, teksa shkonte drejt vendit të ngjarjes, për të kryer porosinë që i ishte ngarkuar. Siç shihet nga pamjet, i riu është veshur me xhup dhe ecën në rrugë, ndërsa është kapur ‘mat’ nga kamerat e sigurisë.

Zjarrvënia ndodhi pak ditë më parë në qytetin e Durrësit. Siç dihet, makina në fjalë kap shifrën e 300 mijë eurove.