Këngëtari Luiz Ejlli dhe gazetari Mentor Kikia janë përplasur virtualisht, pas një deklaratë të këtij të fundit, e cila e konsideroi ish-fituesin e BBV “një produkt televiziv pa asnjë vlerë artistike”.
Mentor Kika reagoi në rrjet pasi lajmeve se këngëtarja Aurela Gaçe refuzoi të bënte një bashkëpunim muzikor me Luiz Ejllin.
“Nuk po e mbaj dot me….. Me dilnin keto dite neper rrjet, poshte e lart dhe pa fund, lajme-leshi qe Aurela Gace refuzon Luizin për te kënduar së bashku.
Keto soj “lajmesh” jane lloqe mediatike per klikime, e di une kete, padyshim. Por si keni kurajen o bicim media te perballni nje kengtare, nje artiste, nje grua te madhe si Aurela me nje produkt televiziv pa asnje vlere artistike (njerezore se, di se nuk e njoh). Yt fare e keqe se po e dhi…. gazetarine deri ne themel”, shkroi Menton Kika.
Por pas deklaratës së gazetarit, i cili e ka fshirë postimin, ka shpërthyer në rrjet Luiz Ejlli.
Ai u shpreh se “është e vërtetë që jam produkt i një formati televiziv, por i “Etheve”, jam fitues i kësaj gare të rëndësishme, fitues i Këngës Magjike, fitues i Festivalit të Këngës, e për rrjedhojë, edhe pjesëmarrës në Festivalin Europian të Këngës.”
Ndërsa shtoi se “Në Big Brother jam nga të paktët që kam hyrë si dikush që ka bërë diçka, si “vip” ndryshe nga shumë të tjerë që kanë hyrë në dy edicione dhe s’e kishim haberin se kush janë”.
“Të thuash, që unë jam pa kurrëfare vlere, nuk e di nga e nxjerr! Është e vërtetë që jam produkt i një formati televiziv, por i “Etheve”, produkt i të cilëve janë edhe Elvana Gjata, Anjeza Shahini, Rona Nishliu, Vesa Luma, Rosela Gjylbegu, Samanta Karavello, Kamela Islamaj, Flaka Krelani, Linda Halimi, Mateus Frroku, Greta Koçi, Hersi Matmuja, Klajd Musabelliu, Kejsi Tola, etj etj.
Jam fitues i kësaj gare të rëndësishme, fitues i Këngës Magjike, fitues i Festivalit të Këngës, e për rrjedhojë, edhe pjesëmarrës në Festivalin Europian të Këngës. Në Big Brother jam nga të paktët që kam hyrë si dikush që ka bërë diçka, si “vip” ndryshe nga shumë të tjerë që kanë hyrë në dy edicione dhe s’e kishim haberin se kush janë.
Por je kokrra e legenit o Mentor, që e postove dhe e fshive. Epo unë nuk e fshij o shok! Legen je dhe pikë”, shkruan Luiz Ejlli, postim i cili është fshirë gjithashtu.
Ndërsa në një postim tjetër shkruan: “Njeriu pas të 40-tave, duhet të mbajë përgjegjësi për fytyrën që ka.”
Ndërkohë këngëtarja, Aurela Gaçe, e pyetur nëse do bënte një bashkëpunim me Luiz Ejllin u shpreh se “ai po jeton momentin e tij e unë e pergëzoj pêr ate që arriti, por mbas 10 vitesh unë këtu jam”.
Artistja theksoi se bashkëpunimi duhet të vijë natyrsëhm dhe mund të ndodhte edhe para se Luiz Ejlli të futej në BBV.
“Fakti që ai më ka përmendur në shtepine e BBV, ka dhënë vleresiim pêr punen time sigurisht e vleresoj vêrtetë, pasi vjen sigurisht nga një artist tjetër. Mund të zgjidhja të kërkoja vemendje nga fama e suksesi i tij e mund t’a shffrytezoja momentin.
Mund t’a bëja që kur ishte pjesë e BBV,por më dukej sikur secili po kêrkonte lajm nga pêrmendja e tij. Si I thonë? “Kur je lart, të gjjthë duan në copë nga ty”.
Por, mendoj se vleresimi real pêr një artist tjeter eshte kur ti bën bashkëpunime pêr qejf,pêr deshirë,për pasionin që na bashkon. Ai po jeton momentin e tij e unë e pergëzoj pêr ate që arriti. Mbas 10 vitesh unë këtu jam.
Dhe bashkëpunimi të vijë natyshëm, jo pse duhet por sepse duam. Bashkepunimi sigurisht mund të ndodhte edhe më perpara, pa u bere pjese e bbv. Sepse muzika eshte ndjesi”, shkroi Aurela Gaçe në Facebook.