Turizmit në Shqipëri këtë herë i bëhet jehonë nga mediat kroate. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një reportazh të televizionit RTL “që i jep një hapësirë të papritur surprizës shqiptare që po tërheq vëmendjen e mediave botërore”.

Në reportazh theksohet bukuria e bregdetit në vendin tonë dhe çmimet e lira. RTL ka intervistuar kroatë që kanë pushuar në Shqipëri dhe shprehen të kënaqur për eksperiencën e tyre. 22 mijë vizitorë kroatë kanë frekuentuar Shqipërinë deri në korrik të 2023, 41% më shumë se viti i kaluar, shkruan kryeministri në statusin e tij.

https://fb.watch/mn4Jv_481V/?mibextid=RUbZ1f