Jori Delli, e cila është modele dhe një nga personazhet e ‘BBV2’, përmes një videoje në TikTok ka konfirmuar rikthimin me ish- të dashurin e saj reperin italian, Fred De Palma.

Në videon e postuar ata shihen së bashku në një fushë tenisi, ku Jori shihet e veshur me rroba sportive duke mbajtur një raketë tenisi, ndërsa reperi shihet pa bluze duke treguar format e trupit.

Ata shihen mjaft të lumtur së bashku, duke kënduar një këngë italiane, ku në fund të videos ata shkëmbejnë një puthje romantike.

Ditën e sotme, reperi ka postuar në Instastory një foto të Jorit në makinë dhe ka vendosur një emoji dashurie, ndërsa Jori e ka ripostuar dhe ka vendosur dy zemra të kuqe.